Sërish mrekulli në Turqi/ Gruaja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 8 ditëve

Një shtetase është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 203 orëve kërkime. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat raportuan se ajo kishte ngecur nën mbetjet e një ndërtese të shembur në qytetin jugor të Hatay-t.

Pak orë më parë u shpëtua edhe një burrë në Turqi, i cili kishte më shumë se 8 ditë nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre në të gjithë Turqinë dhe Sirinë dhe ende gjejnë njerëz të gjallë, megjithëse shpresat janë të pakta.

Në total, mendohet se pesë persona janë shpëtuar gjatë ditës së sotme në Turqi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *