Lëvizje të shumta janë bërë së fundmi me Policinë e Shtetit ku edhe ditën e sotme janë njoftuar ndryshime.
Pas ardhjes së kryepolicit të ri Gledis Nano, është vendosur që të bëhet ndryshim edhe në sektorin e qarkullimit rrugor, që deri më tani i kishte shpëtuar “furtunës” së lëvizjeve dhe emërimeve të reja.
Erion Ahmeti, nga shef i qarkullimit rrugor në Tiranë është emëruar pranë sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërsa postin e tij, e ka marrë Besmir Qibini. Për këtë të fundit, ky është një rikthim pasi e ka mbajtur këtë post më herët në vitin 2014-2015.
/Priza.al/