Sërish në SPAK ish-komandanti i forcave detare

Ish-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari është paraqitur ditën e sotme pranë ambienteve të SPAK.

Kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK. Ai ishte në SPAK më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars lidhur me një padi për pronat e ushtrisë. Ai u mor është në pyetje dhe dha shpjegime për denoncimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Pak ditë më parë, u mor në pyetje edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka. Në një prononcim për mediat, Xhaçka hodhi poshtë akuzat e ngritura dhe u shpreh se nuk ka pasur asnjë shkelje ligji.

SPAK ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje, edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *