Sërish pjesë e ‘Big Brother’? Ja kush pritet të hyjë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Një hyrje e re do të ndodhë në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Kjo është konfirmuar nga moderatorja Arbana Osmani, e cila ka thënë se hyrja e re do të jetë djalë, duke qenë se kjo është një dëshirë e vajzave. Mirëpo, ka nisur të përflitet dhe të aludohet se cili do të jetë “Vipi” i radhës e të gjitha të dhënat të dërgojnë te Olsi.

Ai ka qenë pjesë e “Big Brother 1” dhe u bë i njohur për lidhjen me Noçen, një vajzë tjetër konkurrente.

Edhe pas përfundimit të spektaklit, Olsi vijoi lidhjen me Noçen derisa erdhi lajmi se ishin ndarë. Duket se pas shumë vitesh, ai ka vendosur që t’i rikthehet të njëjtës eksperiencë, por tashmë në një status tjetër.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *