Kanye West sapo ka marrë një goditje të madhe në një nga bashkëpunimet e tij më të rëndësishme në botën e modës.
Sipas Women’s Wear Daily, Kering, kompania mëmë e shtëpisë franceze të modës për Balenciaga ka dhënë një deklaratë për ta duke thënë se: “Balenciaga nuk ka më asnjë lidhje dhe as plane për projekte të ardhshme në lidhje me këtë artist”.
Deklarata nuk u zgjerua më tej, mund të kuptohet se vendimi u mor pas sulmeve dhe polemikave të përsëritura antisemite të Kanye-t gjatë muajve të fundit apo bluzës “White Lives Matter” në sfilatën e tij. Kanye West dhe Balenciaga kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe së fundmi kanë qenë partnerë për një koleksion “Yeezy Gap Engineered by Balenciaga” që pati mjaft sukses.
Kanye hapi gjithashtu shfaqjen e ‘Javës së Modës në Paris’ të Balenciaga-s, duke ecur në pasarelë dhe duke i dhënë mjaft vëmendje markës me paraqitjen e tij surprizë.
Megjithëse marka e njohur nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në rrjetet sociale (dhe mund të mos e publikojë kurrë), ka pasur një sërë veprimesh që kanë bërë që konsumatorët të besojnë se partneriteti me Yeezy ka përfunduar përgjithmonë.
Së pari, Balenciaga ka hequr imazhin e Kanye West “Vogue Runway” duke parakaluar në shfaqjen e tyre të fundit “Java e Modës në Paris”. Gjithashtu është hequr koleksioni “Yeezy Gap Engineered By Balenciaga” nga faqja e tyre e internetit. Që nga shfaqja e reperit në ‘Javën e Modës në Paris’, ai është kufizuar në Instagram dhe Twitter.
Shumë të famshëm kanë folur gjithashtu për veprimet e fundit Ye, mes tyre: Justin dhe Hailey Bieber, Gigi Hadid, Kendall Jenner dhe Jaden Smith. Rikujtojmë se Kanye ka ende një marrëveshje shumë miliarda dollarësh me markën e njohur Adidas.