Sërish seancë e mbyllur në Speciale

Edhe dita e dytë e dëshmisë së dëshmitarit të dytë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur me seancë të mbyllur.

Me të nisur seanca, Prokuroria ka kërkuar që të mbyllet seanca gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit.

Të martën do të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të dytë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi.

Një ditë më parë (të hënën) e përfundoi dëshminë dëshmitarja e parë, ndërsa nisi i dyti, që fillimisht u intervistua nga ZPS-ja.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *