Tërmeti me magnitutë 6.8 ballë të shkallës rihter, ka goditur brigjet e Alaskës. Sipas mediave të huaja, epiqendra e saj ishte rreth 71 milje në lindje të qytetit Chinik.
Lëkundjet janë ndjerë nga banorët përgjatë Gadishullit të Alaskës dhe Ishullit Kodiak, por deri tani nuk ka kërcënim për cunami.
Kujtojmë se një ditë më parë tërmeti me magnitutë 6.2 ballë goditi ishullin Hawaii. Fatmirësisht, nga të dy tërmetet nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale.
/Priza.al/