Një tërmet me magnitudë 3.2 Rihter ka lëkundur vendin fqinj rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar në ishullin e Kretës në Heraklion të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet u regjistruan shtatë kilometra në verilindje të të Heraklionit , ndërsa thellësia ishte 8.5 kilometra.
Tërmetet në ishullin e Kretës janë fenomen i zakonshëm, pasi lëkundje të tilla shënohen herë pas here në zonë për shkak të pozicionit të pllakave tektonike.