Turqia është goditur sërish nga disa tërmete edhe përgjatë ditës së sotme, ku më i forti ishte pak minuta më parë me magnitudë 4.7.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 14 kilometra nga Gurun, ndërsa lëkundjet janë ndjerë shumë të forta për shkak se thellësia ka qenë e vogël.
Kujtojmë që pas tërmetit apokaliptik me magnitudë 7.8 Turqia dhe Siria kanë qenë nën goditje të vazhdueshme, ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 48 mijë persona, ndërkohë që ka ende trupa nën rrënoja.