Serveri “Gazeta”/ Si shoqëritë kreditore merrnin të dhëna për debitorët. Databazën e mbante Olsi Ibro, prokuroria në kërkim të serverit

Hetimet e prokurorisë së Tiranës që tashmë i kanë kaluar për kompetence strukturës së posacme kanë zbuluar mënyrën se si përmbaruesit të kontratuar nga shoqëritë kreditore siguronin të dhëna për personat që kishin marrë një kredi.

Nga hetimi ka rezultuar se pranë këtyre shoqërive ekzistonte edhe një databazë, të cilës i kishin vënë emrin “Gazeta,” me numra telefoni dhe adresa të shtetasve të ndryshëm.
Sipas deklarimeve të marra gjatë hetimit, databaza mbahej nga Olsi Ibro në një hard disk të jashtëm në zyrën e tij dhe aksesohej nga stafi nëpërmjet rrjetit të brendshëm.

Në këtë soft kishte shumë të dhëna.

Për shembull, në këtë soft mund të kërkoje lidhjet familjare të debitorëve (vëllezërve dhe motrave).

Sipas deklarimeve të punonjësve, ky soft fillimisht ishte në server dhe pastaj është vendosur në një hard disk të jashtëm që mbahej dhe mund të aksesohej vetëm kur lidhej me kompjuterin e Olsi Ibro.

Gjatë këqyrjes së kompjuterave apo sistemeve kompjuterike, ky soft nuk është gjetur.

Hetimi ka zbuluar se, pas muajit prill apo maj të vitit 2024, Olsi Ibro nuk e ka sjellë më këtë databazë në ambientet e shoqërisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *