Kasti i ristartimit të “Sex and the City” përfshin të gjithë personazhet tuaj të preferuar, me përjashtim të Kim Cattrall, e cila ka vendosur të mos përsërisë më rolin e saj si Samantha Jones. Një karakter i drejtpërdrejtë dhe pa komplekse.
Prandaj produksioni ka vendosur që të sjellë fytyra të reja në mungesë të saj, dhe mendohet se do të zëvendësohet nga gjashtë aktore.
Tre prej tyre do të jenë vajza me ngjyrë, sepse seriali synon të jetë më i larmishëm dhe më pasqyrues për diversitetn e Nju York-ut, duke qënë se ka qenë një nga kritikat më të mëdha ndër vite.
Raportohet gjithashtu për përfshirjen e tre personave të tjerë në grupin e miqve të vajzave, por detajet nuk dihen ende. Ky lajm u prit me reagime të ndryshme nga adhuruesit e serialit origjinal.
Shefi i marketingut Casey Bloys u shpreh se: “Seriali do të paraqesë jetën e grave në të 50-at, dhe situatat me të cilat ato përballen në këtë moshë. Disa miqësi mbarojnë e të tjera fillojnë. Disa njerëz vijnë në jetën tënde dhe të tjerë largohen. Miqtë që kishe kur ishe 30 vjeç, mund të mos i kesh më”.