Sezoni jo si titullar, Mourinho vendos për të ardhmen e Kumbullës

Marash Kumbulla do vijojë të jetë pjesë e Romës edhe për sezonin e ri. Mbrojtësi i Kombëtares ka marrë besimin e Mourinho, me drejtuesit që e kanë lënë jashtë listës së shitjes në këtë merkato.

Tanimë 21 vjeçari duket se ka marrë besimin e portugezit për më shumë minuta sezonin që vjen. Kumbulla u bashkua me Romën nga Verona para dy sezonesh, ndërsa ishte objektiv i Torinos në verë.

Trajneri i tij i parë, Juric e kërkon me ngulm mbrojtësin, me Mourinhon që ka prerë hovin e “Granatave”. Me 28 ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet, Marashi nuk është preferuar si titullar te Roma, duke dashur të kapë mundësinë për edicionin e ri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *