Policia e Shtetit ka paralajmëruar se duke nisur nga muaji gusht do të shtohen masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik, nisur nga fluksi i lartë i turistëve që vijnë në Shqipëri.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka urdhëruar që të caktohen punonjës policie për të patrulluar në vijën bregdetare në zonë ku ka edhe më tepër pushues.
Sakaq shton se do të filmohet çdo rast i tentativës për manovra të rrezikshme nga “Jet ski”-të apo skafet, qoftë brenda perimetrit të sigurisë.
Nano ka urdhëruar që punonjësit e Policisë që janë me shërbim në plazhet e vendit të angazhohen në punë, si turni i parë ashtu edhe i dyti për të siguruar sigurinë e jetës së pushuesve.
“Qoftë punonjësit civilë, ashtu edhe punonjësit me biçikleta apo me patrullat e rendit, për çdo rast të konstatuar, filmimet t’ua dërgojnë menjëherë Policisë Kufitare, e cila të reagojë në kohë reale duke bllokuar mjetin dhe duke e ndëshkuar me masë administrative”, thotë ai.