3 persona janë proceduar penalisht në Durrës, pasi akuzohen për plagosje me dashje pas sherrit për shezlongët.
Mësohet se shtetasit me iniciale I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, po procedohen për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”.
Njoftimi i Policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”, për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.”, njofton policia.