Sezoni turistik/ Rikthehen vizitorët izraelitë, sot fluturimi i parë direkt Tel Aviv- Tiranë

Shqipëria është bërë një vend tërheqës jo vetëm për pushues dhe turistë nga vendet e rajonit, por edhe nga Lindja e Mesme, ku më kryesorët duket se janë ata nga Izraeli.

Kompania Ajrore e Izraelit ka njoftuar se, do të rifillojë për të kryer fluturime të drejtpërdrejta të pasagjerëve nga Tel Avivi në Tiranë sot, më 13 maj 2021 me fluturimin e parë direkt në 17:30 pasdite.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada e Shqipërisë në Izrael nëpërmjet një komunikimi në profilin e saj zyrtar në facebook.

“Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion jashtë Tel Aviv, në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza pranë kryeqytetit Tiranë do të zgjasin rreth dy orë e gjysmë dhe do të kryejnë tre herë në javë nga 13 maj deri në tetor, duke hapur kështu sezonin turistik midis vendeve tona. Duke uruar për të gjithë pasagjerët një udhëtim të sigurt në Tiranë!”,- shkruan Ambasada e Shqipërisë në Izrael në rrjetet sociale.

foto galeri

/Priza.al/

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *