Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, ka deklaruar hapjen e një prej arterieve më të rëndësishme në Jug të vendit dhe në zonën e Vlorës.
Ajo u shpreh në lidhje me bypass-in e Vlorës, se nga data 15 korrik do të hapet ky kalim çka përkon me sezonin veror.
Gjithashtu, Balluku tha se kanë inspektuar për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.
“Vijon puna në bypass e Vlorës, një arterie shumë e rëndësishme ku prej muajsh punohet intensivisht që të jetë e hapur (edhe pse jo e përfunduar) për qarkullimin e automjeteve gjatë këtij sezoni turistik, duke e shkurtuar ndjeshëm lëvizjen drejt bregdetit të jugut.
Kemi inspektuar të gjithë kantierin dhe për të diskutuar me inxhinierët dhe tekniket për të gjitha problematikat e hasura dhe për ta hapur këtë vepër në mënyrë provizore gjatë periudhës së sezonit. Do të lehtësohet trafiku e një rrugë të rëndësishme nga Radhima te Kalaja në Vlorë. Më 15 korrik do të hapet së bashku me sezonin turistik”,- tha Balluku.
/Priza.al/