Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me sezonin turistik.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sula shkruan se ka rënë numri i turistëve në vend, ku sipas tij kjo ka ndodh nga rritja e lartë e çmimeve.
Sakaq shton se kryeministri Edi Rama është duke bërë reklamë të keqe të turizmit në vend, pasi turistët ende dhe sot nuk kanë vende kur të shkojnë në vend.
Postimi i plotë:
Dështimin e mundshëm të sezonit veror në jug të vendit për shkak të çmimit të lartë të karburantit (çka ka shkaktuar që të bjerë numri i frekuentuesve të plazheve), kryeministri Edi Rama po rreket ta bëj të zezën të bardhë këto ditët e fundit. Çdo ditë ai po poston në rrjete social foto me shifra të turistëve të huaj por edhe të vijës bregdetare.
Këtë fundjavë kreu i qeverisë postoi një foto e shkrepur nga ajri në momentin e perëndimit të diellit në Velipojë. Foton Rama e shoqëronte me një koment “Muzgu në Velipojë” dhe me hashtagun Shqipëria e Bukur. Kjo në fakt është një antireklam dhe duket e qëllimtë nga kryeministri.
Foto e postuar nga kryeministri mund të shfaqet në adresën e Facebook-ut të çdo turisti të huaj që kërkon të vizitojë Shqipërinë. Ai navigon në rrjete sociale me fjalët kyçe sic ka përdorur Rama “Shqipëria e Bukur”. Në momentin që përdoret një hashtag i tillë atij ose asaj do ti shfaqet foto e postuar nga kryeministri që është kjo më poshtë. Por sa tërheqëse mund ti duket një turisti të huaj një foto e tillë nga Shqipëria. Si mund të impresionohet një turist spanjoll, gjerman, zviceran, anglez apo ku di unë se çfarë kur të shikojë këtë foto ku në një gjatësi më shumë se një kilometër, çadrat e privatit janë deri në ujë (në det). Si mund të impresionohet kur turisti i cili do të pushojë për qefin e tij nuk ka një rrugë ku të shkoj në det. Si mund të impresionohet një turist kur në 1 km vijë bregdetare nuk ka asnjë centimetër hapësire publike.
Duke u munduar të mbuloj dështimin me çmimin e naftës, kreu i qeverisë po i bën edhe një kundër reklamë Shqipërisë me këtë foto.