Vëllai i Madh i vuri banorët sërish përballë një sfide rezistence. Ata duhet të rrinin të përqafuar dyshe dyshe, mbi disa platforma që ishin vendosur në oborr.
Nëse ata do të rezistonin të rrinin të përqafuar për tre orë të gjithë bashkë, do kishin një party nga “Moloko”.
Për çiftin që do rezistojë më gjatë duke përqafuar njëri-tjetrin, do marrë 3 mijë euro shpërblim nga “Moloko”.
Në një vazo ku ndodheshin disa gogla me numra, secili banor duhet të zgjidhte njërin prej tyre dhe dy numrat e njëjtë do çiftoheshin bashkë.
Nita u bë çift me Luizin, Efi me Dean dhe Kristi me Qetsorin.