Mëngjesin e sotëm banorët u përballën me një pamje të pazakontë. E gjithë shtëpia, përveç dhomave të gjumit, ishte “mbuluar” me letra higjienike.
Qetsori ishte ai që u zgjua i pari nga gjumi dhe konstatoi që shtëpia ishte mbushur me letra higjienike, të vendosura në mënyrë zig-zag, duke vështirësuar kalimin e banorëve në shtëpi.
Ata nuk duhet të prekin asnjë letër, deri në një njoftim të dytë, kur Vëllai i Madh përmes një zarfi do njoftojë për heqjen e tyre.
Pas Qetsorit, edhe banorët e tjerë panë shtëpinë plot me letra higjienike, ndërsa vijuan normalisht rutinën e tyre të mëngjesit.