Sfida jetike Tirana-Partizani/ Mbi 7 mijë bileta të shitura, vijojnë negociatat për tifozët…

Ndeshja Tirana-Partizani, është pa diskutim sfida më e rëndësishme e futbollit shqiptar. Interesimi është shumë i madh, çka i detyroi drejtuesit e Tiranës, si klub organizator, të negociojë për të pasur “Air Albania” në dispozicion të plotë. Deri mesditën e së enjtes janë shitur afro 7 mijë bileta, që është vetëm fillimi, deri të hënën ka ende shumë kohë për të rezervuan një biletë.

Të dy tifozëritë edhe këtë herë kanë nisur organizimin për të dhuruar një shfaqje të bukur. Tirana kërkon triumfin për të larguar hijet e sezonit të fundit, ku nuk arritën asnjë herë të mposhtin të kuqtë, por mbi të gjitha për të konfirmuar statusin e tyre si favorit ndërsa Partizani kërkon kthesën e madhe në derbi, kërkon fitoren e parë sezonale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *