“Kur pamë shortin e kuptuam që do të ishte një grup shumë i vështirë për t’u përballur, por luajmë në shtëpi dhe do të përdorim të gjithë energjinë që do të na japin tifozët”.
Me këto fjalë e ka nisur konferencën e tij Mikal Bilek, trajneri i Viktoria Pilzenit, që do të sfidojë Interin sot për të synuar të paktën të mos mposhtet në shtëpi.
Të vetëdijshëm për mundësitë e tyre ndaj zikaltërve, çeku ka pranuar supremacinë e tyre, por mendon se skuadra e Inzagit është një kundërshtar më i përballueshëm se ai i një jave më parë, Barcelona.
“Interi nuk ka pika të dobëta. Është një skuadër shumë e fortë, por nuk është Barcelona dhe është më e përballueshme se katalanasit”, tha trajneri.