Enkeleid Dobi ka përcjellë nga Polonia atmosferën me të cilën pritet sfida kundër Shqipërisë.
Ish-trajneri i Kukësit është shprehur se të gjithë janë shokuar nga ajo paraqitje e polakëve kundër Çekisë.
Dobi tregon se barazimi me kuqezinjtë shihet si një dështim për Poloninë, madje një rezultat negativ nesër do të vinte në pikëpyetje edhe të ardhmen e Fernando Santosit në krye të pankinës.
“Çështja është jashtëzakonisht serioze pas një ndeshjeje katastrofale që i ndodhi Polonisë kundër Çekisë.
Askush nuk e mendonte atë debutim të Fernando Santosit.
Shpresojmë në një debutim ndryshe të Silvinjos.
Në gjithë këto eliminatore nuk kam parë një ndeshje si ajo që i ndodhi Polonisië. Të gjithë janë në shok. Me gjithë eksperiencën e Santosit, që asnjëherë nuk i ka ndodhur diçka e tillë në karrierën e tij.