Suksesi ndaj Hungarisë ndezi edhe një herë ‘shpresën’ tek tifozët e Shqipërisë për tu kualifikuar në botërorin e Katarit. Tifozët tani kërkojnë suksesin e radhës, madje ndaj San Marino shpresojnë një fitore me goleadë për ti bërë një mbyllje shumë pozitive ndeshjeve të shtatorit.
Lojtarët gjithashtu shpresojnë të shohin sërish tifozët në stadium, por interesimi ka qenë i paktë deri tani. Deri në këto momente janë shitur më pak se 3 mijë bileta. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe ndaj Hungarisë ku tifozët e kishin lënë për të blerë biletën në orët e fundit.
/Priza.al/