Sfida vdekjeprurëse në që po përhapet me shpejtësi në “Tik Tok”, një 12-vjeçar në dyshohet se u mbyt teksa bënte video

Autoritetet Greke janë duke kërkuar përgjigje mbi rrethanat në të cilat një 12-vjeçar nga Kato Patisia i dha fund jetës në mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se fëmija është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur ambulancën por ka qenë tepër vonë.

Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka marrë pjesë në sfidën e lojës online “Blackout”, një lojë vdekjeprurëse e platformës TikTok .
Policia e cila ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin pranë 12-vjeçarit.
Është celulari ai që do të japë përgjigje për shkaqet e tragjedisë, pasi policia do të shohë nëse ai ka pasur një bisedë që shpjegon arsyet e vetëvrasjes apo ka pasur diçka tjetër që e ka shqetësuar.

Çfarë është sfida e “Blackout”?
“Blackout” apo sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbytin veten , me fije ose kabllo , derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të filmojnë një video dhe më pas ta ngarkojnë atë në Tik Tok.
Rreziqet e lojërave të fatit janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *