Sfidat e arsimit, Kushi: Kemi hartuar disa politika të reja me qëllim për të rritur cilësinë e arsimit shqiptar

Kongresit Kombëtar të Arsimit i cili u zhvillua sot në nisjen e vitit të ri shkollorë kishte si temë kryesore “Sfidat e arsimit cilësor dhe gjithëpërfshirës”.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi faktin se rajoni po përballet me një sfidë që prek edhe arsim ikja e të rinjëve nga vendi jonë.

Kushi prezantoi edhe teknikat e reja që qeveria po punon në mënyrë që të sigurojnë qëndrimin e të gjithë atyre studentë që synojnë të ikin pas diplomimit. Duke lënë të kuptohet nisjen e shumë projekteve të reja arsimore si programe studimi të përbashkëta më universitete prestigjioze evropianeapo edhe  bursa studimi më të larta.

“Një tendencë me të cilën po përballet i gjithë rajoni ballkanik, një pjesë e të rinjve largohen nga rajoni për studime apo punësim drejt vendeve perëndimore si është Gjermania por jo vetëm. Vende që duke qenë drejt plakjes së popullsisë, e duke pasur nevoja në rritje në tregun e punës kanë hapur dyert për të rinjtë tanë. Veçanërisht për mjekët infermierët, por edhe profesione të tjera të kohës.

Për t’ju përgjigjur kësaj tendence kemi hartuar disa politika të reja. Ndërkombëtarizimi i universiteteve, financime shtesë për programe studimi të përbashkëta më universitete prestigjioze evropiane, qëllimi ynë për të rritur cilësinë e për t’i dhënë vlerë diplomave tona s’i në universitet më të mira të BE.

Përcaktimi i programeve të studimit prioritet kombëtar, bursa studimi më të larta ndonjëherë për studentët që zgjeshin programe si bujqësia, mësuesia, turizmi, me kushtin që studentët pas diplomimit të vijojnë të mbesin në Shqipëri të japin kontribut për vendin.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *