Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë nevojën për punonjës për shkak të ritmeve të larta të emigrimit të të rinjve, por edhe sfidave me kualifikimin e stafeve. Arsimi professional, ndonëse është vlerësuar me përparësi nga autoritetet, po njeh vit pas viti një rënie të numrit të nxënësve.
Sipas të dhënave zyrtare, në vitin aktual mësimor në Shqipëri janë regjistruar në arsimin profesional rreth 2.200 nxënës më pak se dy vite më parë. Studiuesit vlerësojnë se vëmendja në turizëm duhet përqëndruar tek përgatitja e burimeve njerëzore, po aq sa edhe investimet që po kryhen.
Sektori turistik po zhvillohet në Shqipëri me ritme të shpejta falë prurjeve të rritura turistike dhe investimeve që tani prekin jo vetëm zonën bregdetare, por edhe zonat rurale.
“Perspektiva duket shumë e mirë, thotë për Zërin e Amerikës Daniela Qiqi , pedagoge e turizmit në Universitetin e Gjirokastrës. Por një nga sfidat kryesore që po kthehet në një plagë të fshehtë lidhet me të punësuarit në turizëm, thotë zonja Qiqi.
“Të punësuarit në turizmë” janë ajo plaga e fshehtë që shqetëson të gjitha bizneset, të vogla dhe të mesme që kanë aktivitet në sektorin turistik , na shqetëson edhe ne që përgatisim të punësuarit për këto biznese”.
Zonja Qiqi thotë më tej se situata aktuale lidhet me fokusimin kryesor tek investimet në turizëm dhe tek vëmendja e pakët tek burimet njerëzore.
“Kjo sfidë ka ardhur ndoshta nga fokusi që ka qenë deri tani nga të gjitha institucionet tek investimet në turizëm dhe tek infrastruktura e përshtatshme për zhvillimi e këtij sektori pa u kujdesur për pjesën e të punësuarve”.
Pedagogia e turizmit në Univeversitetin e Gjirokastrës thotë se sektori i turizmit është një sektor shërbimi dhe ka nevojë për kapacitete njërëzore.
Turizmi është më i ndjeshëm se sektorët e tjerë në lidhje me të punësuarit për shumë arsye. Është një sektor shërbimi dhe pjesa e zhvillimit të teknologjisë dhe përdormit të pajisjeve është më e kufizuar se në sipërmarrjet e tjera.”
Universiteti i Gjirokastërs hapi së fundi një program dyvjecar për asistent menaxher për shërbime turistike por mundësitë për shtimin e kualifikimeve janë të mëdha, thotë zonja Qiqi. Arsimi profesional në Shqipëri shërben si një bazë e mirë për sektorin turistik, por viti pas viti të dhënat zyrtare dëshmojnë për ulje të numrit të nxënësve.
Sipas Institutit të Statistikave në vitin shkollor 2020 – 2021 në arsimin e mesëm profesional në Shqipëri u regjistruan 19.024, në vitin e kalaur 18.279 nxënës dhe në vitin aktual mësimor 16.813 nxënës.
Në shkollën e e Mesme Profesionale në Gjirokastër, drejtoresha e saj, Renata Puleri thotë se niveli. punësimit të të rinjve që përfundojnë këtë shkollë është mjaft i lartë krahasuar me të rinjtë që mbarojnë arsimin e mesëm të përgjithshëm.
Të gjithë po e shohin se arsimi profesional është e ardhmja. Për të vetmet arsye se i përgatit dhe i aftëson nxënësit të kualfikuar për tregun e punës. Kjo shkollë ofrin ato drejtime që tregu i punës kërkon dhe përvoja ka treguar deri tani që nxënësit që përfunojë studimet në këtë shkollë punësohen më shifrën mbi 70%.
Arsimi Profesional ofrohet në Shqipëri në 35 shkolla profesionale por edhe në 10 qëndra të formimit profesional të cilat realizojnë kurse kualifikimi.
Në Drejtroinë Rajonale të Formimit Profesional në Gjirokastër specialistja Rudiana Hajredini thotë se rreth 600 kursantë marrin cdo vit kualfikime në disa drejtime ku sektori turizmit është më kryesori.
Pjesa më e madhe e kurseve, thotë zonja Hajredini, kryhet pranë bizneseve dhe kjo e lehtëson punësimin e mëtjeshëm.
“Ne akoma vazhdojmë dhe këmbëngulim tek këto kurse sepse ne e dimë Gjirokastra është qytet turistik dhe ka shumë kërkesa për punëtorë në këtë sektor. Turizmi nuk është vetëm tani por edhe gjatë stinës së dimrit. Pjesa më e madhe e kurseve bëhet pranë bizneseve sepse pjesa më e madhe është praktikë. Në përfundim të kurseve bizneset kërkojnë qe një pjesë të këtyre kursantëve t`i punësojnë pasi kanë hapësira për vende pune”.
Trajnimet profesionale në jo pak raste sipas studiuesve të sektorit turistik kanë pak ndikim në tregun e punës pasi të rinjtë e aftësuar largohen drejt vendeve europiane. Periudha më intensive e turizmit në Shqipëri vitet e shkuara ka qenë gjate verës, por kohët e fundit ka një shtrirje gjtihnjë e më të madhe gjithëvjetore të fomave të turizmit, të cilat kërkojnë burime njerëzore të qëndrueshme./VOA