Edy Reja publikoi një ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë. Bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, rikthimi i Ivan Balliut apo mungesa për shkak dëmtimesh të Abrashit dhe Qazim Laçit.
Nuk është preferuar as Ernest Muçi i cili është vendosur në dispozicion të Kombëtares U-21. Pjesa tjetër janë lojtarët e konfirmuar prej kohësh me të në stol.
Në këto momente trajneri është live në konferencë për shtyp për të shpjeguar vendimet e marra por dhe për të folur për dy sfidat e radhës, shumë të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”.
/Priza.al/