Sot do të luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales, Itali-Spanjë në orën 21:00 në ‘Wembley’. Dy kombëtaret me shumë traditë që sfidojnë njëri-tjetrin për herë të 38-të, një duel që duket një përjetësi: 11 fitore për kokë dhe 15 barazime. Kjo është hera e katër radhazi në Evropian që përballen në një sfidë me eliminim direkt. Italia e ka provuar vetëm një herë shijen e fitores në evropian, në 1968 e largët por ky shihet viti i duhur pasi po zhvillojnë një turne të shkëlqyer: 5 fitore, 11 gola të shënuar, dy të pësuar. Në gjysmëfinale vijnë pasi kaluan Austrinë në shtesë dhe më pas Belgjikën me rezultatin 2-1, një nga ndeshjet më të mira që kanë zhvilluar “azzurrët”. Spanja është vënë në ndjekje të titullit të katër kampion në Evrope, kjo është hera e tretë në katër turnet e fundit që prek gjysmëfinalet.