Sfidat me Hungarinë dhe Poloninë, Lenjani: Gjithçka në fushë, nuk ka rëndësi goli personal

Mbrojtësi Emir Lenjani do të jetë vlera e shtuar e Kombëtares për ndeshjet e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë pas mungesës në ndeshjet që kuqezinjtë luajtën në shtator. Në konferecën për shtyp, Lenjani u shpreh:

GATI: Jam gati për këto dy ndeshje që do të vinë edhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por ndihem shumë mirë.

ATMOSFERA: Të gjithë këtu ndihemi shumë mirë, të lumtur, tani mendoj për lojën me Hungarinë është shumë e rëndësishmë. Do të fokusohemi te vetja jonë, te forca jonë dhe do të shohim si do të ecë loja.

TITULLAR: Nuk e di do e vendosi trajneri, të shohim si do të eci këtë javë çfarë mendon trajneri dhe në fund vendosën ai.

MIGJEN BASHA: Migjeni e ka bërë një karrierë të mirë në Itali, Greqi, Zvicër ka qenë një lojtar i rëndësishën në Kombëtare, i uroj gjithë të mirat në familje dhe në karreirë.

DY SFIDAT: Unë mendoj të fokusohemi vetëm te ndeshja me Hungarinë, i dimë që kemi kualitet të lartë si në nivelin personal dhe në atë ekipor. Do të fokusohemi të vetja jonë të japim kualitetet tona dhe të fitojmë ndeshjen e parë, më pas të shohim për Poloninë.

MUNGESA E TIFOZËVE NË HUNGARI: Sigurisht, e dimë që Hungaria gjithmonë i ka tifozët e flaktë dhe stadiumi mbushet, mendoj se është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te loja te kualitetet tona.

NGA 2013 DERI TANI: Unë mendoj që tani i kemi shumë lojtarë me kualitet, që luajnë nëpër Europë në klube të mira, në Top liga, në Itali ka lojtarë të fortë që luajnë dhe në Champions dhe në këtë kohë jemi shumë më të fortë.

GOL NË KËTO NDESHJE: Nuk mendoj shumë për të bërë gol apo jo, vetëm mendoj të jap gjithçka në fushë kur trajneri ka besim të unë dhe ishalla kemi sukses.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *