Fund i çmendur në sfidën mes Hungarisë dhe Portugalisë. Plot 3 gola të realizuar në harkun kohor të 8 minutave, teksa luzitanët e trajnerit Santos, arritën të triumfonin me rezultatin 0-3.
Deri në minutën e 83-të, shifrat ishin mbërthyer 0-0, ndërkohë që në të 84-t, ishte Guerreiro, i cili i ndihmuar nga devijimi i Orban, arriti të zhbllokonte takimin.
Në këtë moment, hungarezët, morën një goditje të rëndë në “Pushkash Arena”, teksa në minutën e 87-të, Kristiano Ronaldo shndërroi në gol një penallti të fituar nga Rafa Silva.
Ylli i Juventusit nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e dytë të shtesës, vulosi shifrat në 0-3 duke kompletuar dopietën personale.
FT: HUNGARI-PORTUGALI 0-3
Guerrero 84′ , Ronaldo 87′ (p), 90+2′
/Priza.al/