Deputeti i socialdemokratëve (SD) Damir Shehoviq pret përgjigje nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, nëse pas humbjes së mbështetjes së shumicës parlamentare që e zgjodhi, do të japë dorëheqje.
Abazoviq do t’u përgjigjet pyetjeve të grupeve parlamentare më 20 korrik në Kuvend në orën e kryeministrit, njoftoi Kuvendi në faqen e tij të internetit.
Kryetari i klubit të deputetëve shqiptarë , Genci Nimanbegu , interesohet se deri ku ka arritur zbatimi i ligjit për heqjen e pasojave të konfiskimit të pronave në Gjirin e Valdanos, i cili u miratua në vitin 2021 me iniciativën e tij.
“Sa është numri i kërkesave të parashtruara për kthim të pronave dhe sa nga ato kërkesa janë realizuar me sukses? Pse nuk respektohet afati i përcaktuar ligjor për zgjidhjen e kërkesave të parashtruara dhe pse mbrojtësi i interesave pronësore dhe juridike të Malit të Zi po e zvarrit procedurën me ankesat e parashtruara kur për këtë nuk ka arsye të paraparë me ligj. Cili është fati i përfundimit që ju dërgova më 11 maj 2022? ”, pyeti ai Nimanbega.