“Sfilatë’ në zyrë dhe video në Tik-Tok, jep dorëheqjen Enkeleda Kapedani

Në KLGJ ka nisur seanca dëgjimore për procedimin disiplinor të kërkuar nga ILD-ja, për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit. Por gjatë seancës, ajo është përlotur dhe i ka paraprirë vendimit duke dhënë dorëheqjen nga posti.

Ajo është shprehur se do të largohet për të mos penguar hetimin e ILD-së.

“Po e nis mbrojtien me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dal para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që më ndjek e përndjek edhe sot. Ju kërkoj ju antarë të më gjykoni gjakftohtë mos lejoni që unë që të sakrifikohem për qëllime të tjera, po ashtu mos u ndikoni nën presionin e etheve të klikimeve dhe bota e krimit të ndikojnë tek vendimi juaj.

A keni ju një rezultat si është Kapedani si gjyqtare, si profesioniste, si e kam menaxhuar gjykatën, a keni ju dijeni që ka ndryshuar gjykata e Elbasanit. Kam besuar në drejtësinë njerëzore, por më shumë në drejtësinë e ligjit, u bëra kokë turku e atyre që nëpërmjet meje donin që të arrinin qëllimet e tyre. Askujt nga ju si ka ndodh të dëgjoj këngë me karaktere të ndryshme, në cilin vend dënohet një gjyqtare, shkarkohet një gjyqtare që i publikohen videot e saj private pyetja është kë kam ‘shkelur unë në kallo’ “, tha Kapedani.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *