Sfiloi në ‘Tik Tok’/ ILD e dënon vetëm me 6 paga, gjyqtaren e Elbasanit. KPK shtyn vendimin e shkarkimit për Enkeleda Kapedanin

Organet e drejtësisë së re duket se janë treguar të buta me gjyqtaren e Elbasanit e cila u përfshi në një skandal rrjetesh sociale në kohën që ushtronte detyrën e saj.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka pranuar ndjesën e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedanit, dy ditë më parë për shkeljen disiplinore që ka kryer me sjelljen e saj, duke publikuar video në “TikTok” kur sfilonte në ambientet e Gjykatës.

ILD-ja vendosi ndaj saj vetëm masën disiplinore “Pezullim” me të drejtën për të marrë pagën minimale për 6 muaj.

Ndërkohë “Priza.al” mësoi se kjo çështje sot ka shkuar edhe në KPK-ë, ku në 09:30 të paradites gjyqtarja Kapedani, u paraqit për t’u njohur me vendimin.

Burimet nga KPK i thanë “Priza.al” se, “ndaj gjyqtares Kapedani u përfol se do të mërej vendimi i rëndë për shkarkimin e saj nga detyra, por pas seancës së sotme ky vendim është shtyrë për shkaqe të paqarta”.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se seanca për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit znj. Enkeleda Kapedani, e përcaktuar për t’u mbajtur ditën e premte datë 21.1.2022, nuk do të zhvillohet. Komisioni vendosi riceljen e hetimit administrativ bazuar në gjetjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, paraqitur sot në datë 20.01.2022”,- thuhet të faqen zyrtare të KPK-së.

 

Në seancën e vetting-ut ndaj saj, gjyqtarja e Elbasanit Enkelejda Kapedani, nuk i ka kursyer akuzat ndaj prokurorisë së këtij qyteti, që e konsideroi si pjesë të skenarit edhe në episodin e shpërndarjes së videove në “TikTok”.

Unë nuk kam lejuar kompromise, këmbënguli gjyqtarja e pezulluar për 6 muaj për shkak të videove, dhe nuk kam lejuar të përdorem  nga prokurorët për të mbuluar shkeljet dhe veprimet e tyre.

Pyetja retorike që kapedani ia drejtoi KPK-së, lidhet me hetimin ndaj Ardian Çapjas dhe Florenc Çapjas, që sipas saj, u dorëzuan për vrasje nga prokuroria pa kryer asnjë veprim hetimor. Ishin detyrat që ju lashë unë prokurorëve që sollën arrestimin e tyre, si porositës të vrasjes së dyfishtë, këmbënguli gjyqtarja.

Dy ditë më parë, KLGJ e pezulloi për 6 muaj gjyqtaren sipas një marrëveshjeje të pranuar nga palët. Por para vetting-ut, Kapedani kujtoi se sidoqoftë, hetimi nuk zbuloi prej nga ku dolën videot e saj personale.

E kontrolluar për të treja kriteret, gjyqtarja replikoi për pesë denoncimet e kryera, që sipas saj, janë pjesë e së njëjtës dorë, përfshi edhe fotografimin e bashkëjetuesit.

Sa i takon blerjes së një kamioni nga ky i fundit, me vlerën e gati 900 mijë lekë dhe më pas shitjen prej 32 mijë eurosh, gjyqtarja kujtoi deklaratën e një vëzhguesi të ONM-së, që në një rast të ngjashëm ka pohuar “njëherë në jetë ndodh të blesh lirë e të shesësh shtrenjtë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *