Shakira duket se ka gjetur sërish veten në Miami, Florida pas ndarjes nga ish-futbollisti Gerard Pique dhe pasi u largua nga Barcelona.
Si këngëtarja dhe fëmijët e saj duket se po e shijojnë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mirëpo kjo “lumturi” e Shakirës mund të shkatërrohet së shpejti.
Kjo pasi Pique do të udhëtojë drejt Miami-t për të takuar djemtë e tij sipas kontratës. Sipas marrëveshjes, ai ka 10 ditë çdo muaj për të kaluar me fëmijët.
Pique nuk do të shoqërohet nga Clara Chia, diçka që Shakira e ka kërkuar, por takimi në Miami pritet të jetë i tensionuar.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Shakira dhe Pique janë grindur para udhëtimit në Miami, pasi ish-futbollisti ishte i zemëruar që artistja e përshpejtoi datën e zhvendosjes.