Shakira “përdor” djemtë për të “ngacmuar” Piquen? Këngëtarja publikon foton: Dashuria më e sinqertë!

Ndarja nga Gerard Pique, problemet me shtetin spanjoll, për të gjitha këto Shakira ka vetëm një shteg shpëtimi.

Së fundmi, këngëtarja kolumbiane ka lënë pas gjithë situatat e pakëndshme në jetën e saj, duke publikuar një foto me dy djemtë.

Ata duken të tre të përqafuar, dhe pamje më të ngrohtë nuk iu kanë zënë sytë.

“Dashuria më e sinqertë”, shkruan krah fotos ylli botëror.

Tërthorazi Shakira ka thumbuar Piquen, duke treguar se fëmijët janë prioriteti i saj në këtë jetë.

Nga ana tjetër, Gerard Pique vendosi të vazhdojë karrierën e tij në FC Barcelona dhe si pjesë e marrëveshjes së arritur së fundmi mes dy prindërve, Sasha dhe Milan Pique do ta kalojnë pjesën e mbetur të gushtit me babain e tyre në Spanjë.

Teksa fëmijët e saj kalojnë verën me babain e tyre, këngëtarja kolumbiane do të jetë në Miami ku ka një shtëpi që ka blerë kur ishte në një lidhje me Antonio de la Rua.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *