Në një kohë kur Gerard Pique po vazhdon romancën e tij me Clara Chia Marti-n, është Shakira ajo që këtë herë është gati të trazojë ujërat. Këngëtarja e njohur me famë botërore mund të ndjekë hapat e futbollistit dhe megjithëse nuk është konfirmuar ende, përflitet se së shpejti të takohet me ish-të dashurin e saj Antonio de la Rua.
Shakira kishte një lidhje prej më shumë se 11 vitesh me De la Rua-n, me të cilin u nda para se të fillonte njohjen me futbollistin. Mesa duket autorja e hitit “Te Felicito” po mendon të shërojë plagët e lëna nga tradhtia e Pique-s, duke u ribashkuar me ish-të dashurin e më shumë se një dekade me parë. Ata kanë rënë dakord të takohen në Miami.
Burimet thonë se: “Ata kanë pasur kontakte përmes telefonit dhe se Antonio është i gatshëm të ndihmojë kolumbianen në gjithçka që i nevojitet”. E megjithëse janë vetëm thashetheme, vetë Shakira në një intervistë të fundit tha se për momentin nuk po kërkonte për partner, sepse i duhej kohë të kalonte atë që përjetoi së fundmi. A do të jetë De la Rua ai që do të ndihmojë në shërimin e asaj ‘plage’ Shakirën?
Mbetet për tu parë, teksa ky thashethem vjen pas një marrëveshje që kishin bërë mbrojtësi i Barcelonës dhe këngëtarja për tu takuar, me qëllim që të vendosnin për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Për momentin kujdestaria e Sashës dhe Milan, dy djemve të ish-çiftit është e vetmja gjë që i bën bashkë Shakirën dhe Pique.