Shakira rikthehet në industrinë e muzikës pas 7 vitesh mungesë

Shakira ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor me titull ‘Don’t Wait Up’, që pritet ta publikojë me 16 korrik.

Kjo do të jetë kënga e parë anglisht e këngëtares që nga viti 2016. Artistja kolumbiane la të kuptohej që do të lansonte një këngë të re në fillim të javës, duke ndryshuar fotografitë e saja në rrjete sociale.

Ajo e risolli në vëmendje materialin muzikor përmes një video-bisede në telefon që e përfundonte fjalinë më “Don’t Wait Up’. Shakira ka punuar që nga fillimi i vitit 2020 për projekte të reja, ku u siguroi fansave se ishte produktive gjatë karantinës.

“Don’t Wait Up” pritet të jetë kënga kryesore e albumit të ri të 12-të të Shakirës, i cili akoma s’ka një titull, ose të paktën këngëtarja se ka ndarë akoma me ne.

Shakira announced the departure to "Don't Wait Up" with chat with Piqué - Zyri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *