Shakira ‘thumbon’ Clara Chia Martin: Ka një vend në ferr për gratë që s’e mbështesin njëra-tjetrën

Shakira i ka përcjellë një mesazh të dashurës së re të ish-bashkëshortit të saj duke thënë se ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë.

Së fundmi, Pique babai i dy djemve të saj, pranoi publikisht lidhjen me 23-vjeçaren Clara Chia Marti.

Shakira e Pique ishin së bashku për 11 vite dhe njoftuan ndarjen e tyre qershorin e kaluar.

“Unë kisha ëndërr për të pasur një familje: nënë dhe një baba që jetonin me fëmijët e tyre që jetonin nën të njëjtën çati. Jo çdo ëndërr në jetë realizohet, por jeta gjen një mënyrë për t’ju kompensuar”, tha 46-vjeçarja në një intervistë.

Shakira tha se e pranoi idenë se një mashkulli ka nevojë për një grua që të jetë i kompletuar, por tani ajo ndjehet se është e mbushur plot.

“Ka një citim… që unë e dua, dhe thotë: “Ka një vend të veçantë në ferr për gratë që nuk i mbështesin gratë”, duke perifrazuar ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.

“Unë thjesht e dua dashurinë. Por mendoj se do i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër tani. Ndjej se jam mjaftueshëm dhe mendoj se kur një grua përballet me sfida në jetë, ato kthehen më të forta. Mëson të shohësh të metat e tua, të përqafosh cënueshmërinë tënde”, shtoi ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *