Në emisionin 5 pyetjet me Babaramon, deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi duke debatuar Agron Shehaj, hodhi akuza ndaj deputetëve të opozitës.
Shalsi u shpreh që nga njëra anë akuzojnë oligarkët në vend, nga ana tjetër shkojnë e pinë kafe me te duke i kërkuar falje pasi ishin akuza politike.
“Shkonin tek oligarku dhe i thonin më vjen keq është politike, mos i merr seriozisht ato gjëra. Kanë marrë këto luftën ndaj antikorrupsionit. Do luftojnë këto oligarkinë. Mendoj vendin që ka një opozitë kaq të dobët. Kjo historia e korrupsionit me tymnaja, sapo vij nga një super diskutim lajtmotiv se çfarë do ndodhi me pensionet. Si do përballojmë sfidat e së ardhmes? Duhen adresuar për të luftuar rrënjët. Vende me traditë të konsoliduar po hasin probleme madhore. Ajo që duhet të themi është ku ishim, ku jemi dhe ku mund të shkojmë”, tha deputeti socialist.