Në 26 tetor Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite në Lindjen e Mesme. Kuqezinjtë do të fillojnë përgatitjet për kualifikueset e Euro 2024 pasi mësuan edhe emrat e kundërshtarëve. Data 26 tetor nuk është datë zyrtare nga UEFA për kombëtaret kështu që Shqipërisë do t’i mungojë një pjesë e madhe e lojtarëve kryesor.
Kjo nuk është një problem pas plani primar për këtë miqësore ka qenë provimi i lojtarëve të rinj. Neësport bëri me dije ditën e djeshme se Jasir Asani është emri i parë i ftuar që do të bëjë debutimin dhe të tjerë pritet ta pasojnë. Edhe Ardit Toli ka marrë ftesën nga ekipi A dhe do të udhëtojë në Arabi.Nga kampionati shqiptar, Redon Xhixha pret me ngulm thirrjen pas fillimit fantastik të sezonit por burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se ftesa nuk ka ardhur për autorin e 10 golave, të paktën deri tani. Eneo Bitri mund të ketë shanset e tij për tu thirrur.
Armando Sadiku dhe Ernest Muçi priten të rikthehen me fanellën kuqezi ndërsa të tjerë si Eljon Toçi, Eduart Rroca, Regi Lushkja, Anis Mehmet apo Medon Berisha pritet të bëjnë debutimin.