Edi Rama nga Berlini ka përsëritur se në rast se Bullgaria do të bllokojë në qershor procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të kërkojnë të ndahen nga kjo e fundit.
Rama shtoi se nuk mund të qëndroj Shqipëria e mbyllur në shtëpi për shkak të problemeve mes dy fqinjëve.
“Ndarja do të ndodhë vetëm në rast se në qershor do të bllokohemi sërish për shkak të Bullgarisë.
Në rast se kjo ndodh, ne do të kërkojmë që të na ndajnë sepse është diçka e pamundur që të përballohet gjatë që ti të mos dalësh dot nga shtëpia sepse duhet të zgjidhin problemet me njëri tjetrin dy vende fqinj”, u shpreh Rama.