Arjon Luli është një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, që u përjashtua nga emisioni për shkak se postoi në rrjetet sociale një fotografi me Ana Lleshin, teksa kjo e fundit ishte në gjumë.
Ana menjëherë bëri një padi kundër Arjonit, i cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë. Arjon Luli është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa çështja ndodhet tashmë në Apel. Viktima ka pretenduar se është shantazhuar nga Luli përmes një fotoje që ai ia kishte bërë asaj në banesën e tij, teksa ajo flinte gjumë.
Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur me Arjonin gjatë një emisioni dashurie.
Një natë Arjoni i cili jeton në afërsi të vilave gjermane ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë.
Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto.
Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar asaj që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.
Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka prentenduar se për një përiudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit.
Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallzim pasi e preferonte. Por pas publikimit të fotos, viktima i është drejtuar policisë, pasi për një përiudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënuar, e për më tëpër është përjashtuar nga emisioni.
Më tej, Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka kryer takime me psikologun e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.