“Kemi vërtetuar më shumë se një herë se nuk jemi një skuadër mbrojtëse, e vërtetuam edhe kundër Francës ku nuk shënuam një por tre gola”, me këto fjalë nisi Shaqiri konferencën për shtyp duke shtuar: “Do të jap maksimumin kundër Spanjës, edhe nëse nuk shënoj nuk ka rëndësi, mjafton edhe një asist”, theksoi kapiteni.
I bindur në forcën e ekipit të tij u shfaq edhe trajneri Petkovic: “Dëshirojmë të fitojmë. Wembley dhe gjysmëfinalja janë një objektiv mëse i arritshëm”.
Zvicra dhe Spanja janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, 4 fitore Spanja, 1 Zvicra dhe dy sfida kanë përfunduar në barazim. Një fitore e Spanjës sot kuotohet me koeficientin 1.61 ndërsa një fitore e Zvicrës me koeficientin 5.75.
/Priza.al/