Sharka denoncon: Përfaqësues të PS rrinë më afër se 100 m te qendra e votimit

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Lushnjë, Eduart Sharka i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë, ndërsa ka denoncuar ‘patronazhistët’ e PS-së. Ai shprehet se përfaqësues të PS-së rrinë më afër se 100 metra të qendra e votimit, shkelje të cilat ai thekson se i ka denoncuar në KZAZ. Sharka ka ushtruar të drejtën e votës për drejtuesit e rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vednit, rreth orës 10:00 në qendrën e votimit, në poshtin numër 2 të Lushnjës.

“Përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje qytetarëve të mi të dalin në votime. Sot është dita që zëri i tyre të dëgjohet. Vota është mekanizmi që ekziston në demokraci për të shprehur vullnetin, u bëj thirrje të dalin masivisht në votime. Përfitoj nga rasti të denoncoj dy fenomene që kam hasur sot gjatë votimeve. Funksionon aplikacioni Aktivisti, ku vëzhguesit e kundërshtarit tim politik marrin informacion te qendra e votimit për të lajmëruar njerëzit që s’kanë shkuar të votojnë dhe tjetra, përfaqësues të PS rrinë më afër se 100 metra te qendra e votimit. Këto janë konstatime që i kemi bërë vetë dhe i kemi denoncuar në KZAZ”, tha Sharka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *