Sharon Stone rrëfen historinë e saj: Kirurgu më zmadhoi gjoksin pa dijeninë time

Aktorja amerikane me famë botërore, Sharon Stone ka treguar disa ngjarje interesante nga jeta e saj në një intervistë për ‘The Times’. Ajo zbuloi se një kirurg i kishte zmadhuar gjoksin pa dijeninë e saj, gjatë ndërhyrjes që supozohet të ishte jo-kirurgjikale.

“Kur hoqa fashat zbulova se gjoksi ishte ishte në një masë më të madhe”, thekson Stone duke shtuar se doktori i kishte sugjeruar se kjo madhësi shkonte me trupin e saj.

“Ai më ndryshoi trupin pa dijeninë time apo miratimin tim, ishte një eksperiencë shokuese”, tregon më tej aktorja. Mjeku i kishte thënë se do të dukej më bukur me gjoksin e madh, meqënëse kishte një karrierë su artiste e duhej të ishte e pranishme në skenë.

Sharon në librin e saj “The Beauty of Living Tëice” ka rrëfyer edhe se si producentët e filmave e kishin bindur që të kryente marrëdhënie seksuale me kolegët e saj, në mënyrë që të krijonin kimi më të mirë para kamerave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *