Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa 6 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në qytetin Farmington në New Meksiko.
“Ka shumë viktima civile” – thuhet në një njoftim të policisë të postuar në rrjetet sociale.
Zyrtarët thanë se një autori i dyshuar, një 18-vjeçar u vra nga policia në vendngjarje. Ai fillonte të qëllonte rastësisht mbi kalimtarët, shtëpitë dhe makinat ndërsa ende nuk dihen motivet e ngajrjes së rëndë.
Gjatë të shtënave me armë mbeten të plagosur një polic i qytetit të Farmington dhe një polic i shtetit të New Mexico. Ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtim mjekësor në Qendrën Mjekësore Rajonale në San Juan.
Të shtënat me armë shkaktuan mbylljen e disa shkollave publike në Farmington, një qytet me rreth 46,000 banorë që ndodhet në veriperëndim të New Mexico në SHBA.