Një ngjarje e rëndë është shënuar në Teksas të ShBA-së, pasi 46 emigrantë janë gjetur të vdekur në një kamion.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe shefi i zjarrfikësve, i cili ka pohuar se emigrantët kanë ndërruar jetë si pasojë e mungesës së ujit dhe kondicionerit.
Charles Hood tha se kamioni ishte një rimorkio frigoriferike, në bord nuk kishte njësi ftohëse. San Antoni, ku edhe u gjet kamioni është goditur së fundmi nga një valë e të nxehtit, me temperatura që arritën rreth 39 gradë. Mësohet se 16 të mbijetuarit janë dërguar në spital.