Një burrë që u qëllua me armë nga policia në Massachusetts javën e kaluar, po mbante një shpatë mbi kokën e tij dhe po vraponte drejt një polici me shpejtësi.
23-vjeçari tani përballet me akuzën për tentim vrasje dhe të tjera lidhur me rastin, ka thënë policia, raportoi AP.
Polici ishte duke ecur kur i dyshuari doli me vrull para tij.
Ai po tundte shpatën, kështu që polici u largua për të krijuar distancë mes të dyve.
Kur polici u përball me të dhe e urdhëroi ta lëshonte shpatën, i dyshuari me shpejtësi filloi të vraponte drejt tij me shpatën në duar, sqaroi tutje policia. Pasi i dyshuari nuk iu bind urdhrit, polici shtiu mbi të.
I dyshuari është dërguar në spital.