SHBA dhe aleatët e saj perëndimor paralajmërojnë sanksione të forta ndaj Rusisë

SHBA dhe aleatët e saj perëndimor kanë paralajmëruar një ndëshkim të ashpër kundrejt Rusisë dhe për veprimet e saj në Bucha.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ditën e djeshme është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të “ndiejnë pasojat” dhe se partnerët perëndimorë do të intensifikojnë sanksionet kundër Moskës.

Sakaq dhe këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka njoftuar se SHBA po punon “intenzivisht me aleatët e saj evropianë për sanksione të mëtejshme për të rritur presionin dhe për të rritur koston ndaj Putinit dhe Rusisë”.

Ndërkohë, një paralajmërim të tillë ka bërë si  Franca dhe Gjermania, duke thënë gjithashtu se do të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre.

Si përgjigje, Rusia ka njoftuar se hakmarrjen e saj do të vazhdojë me “mbylljen e derë së ambasadave perëndimore”, raporton Reuters, në atë që ka shprehur ish-presidenti rus sigurisë Dmitry Medvedev.

“Do të jetë më e lirë për të gjithë. Dhe pastaj ne do të përfundojmë vetëm duke e parë njëri-tjetrin në asnjë mënyrë tjetër veçse me armë,” paralajmëroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *