Gjatë vizitës së Blinken dhe Austin në Kiev, zyrtarët amerikan kanë emëruar dhe ambasadoren më të re të SHBA-së në Ukrainë.
Mësohet se, diplomatja Bridget Brink, e cila aktualisht është ambasadore në Sllovaki, do të plotësojë një pozicionin vakant. Burimet e huaja raportojnë se presidenti Joe Biden do ta emërojë atë ditën e sotme.
Ndërkohë, SHBA po rishikon kushtet e sigurisë në kryeqytetin Kiev por edhe mundësinë për të rihapur ambasadën aty, sa më shpejt të jetë e mundur.